Flash News

KRYESORE

Mbeti pa banesë pas tërmetit të 21 shtatorit, familja Koxhaj në Kodër Kamëz merr çelësat e shtëpisë së re

Mbeti pa banesë pas tërmetit të 21 shtatorit, familja Koxhaj

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzuan kryefamiljarit Namik Koxhaj në Kodër Kamëz çelësat e banesës së re, pasi banesa që kishte u shpall e pabanueshme pas tërmetit të 21 shatorit.

 “Kreu i bashkisë Veliaj deklaroi se rindërtimi i banesave nga tërmeti i parë janë mbyllur, ndërkohë që është gati edhe nisja e punës për ndërtimin e lagjeve të reja ku familjet që janë prekur nga tërmeti do të grupohen duke pasur pranë edhe shërbimet e nevojshme”, njofton zyra e shtypit e Bashkisë Tiranë.

 “Në tërmetin e dytë do të zbatojmë porosinë tuaj, do t’i mbledhim aty ku janë. Është bërë gati, siç latë porosi, i gjithë terreni Vaqarr, mbaroi terreni në Ndroq, Pezë edhe në Kashar. Kemi gjetur edhe një terren në Zallherr, do ta shoh rrugës për te një shtëpi tjetër, ta shoh edhe terrenin aty dhe ne jemi gati me pastrimin de gjithë territorin e kopsitur. Por rasti i Namikut, duke qenë se është në një lagje të banuar, këtu po bëhet kopshti te rruga tjetër. Pasi të mbarojë edhe kopshti do të fillojmë me gjithë rrugicat. Blloku poshtë i Kodër-Kamzës sapo ka filluar", tha Veliaj.

“Menjëherë pas tërmetit të 21 shtatorit, Bashkia e Tiranës mori përsipër rindërtimin e të gjithë shtëpive të shpallura të pabanueshme. Thirrjes së saj iu bashkuan edhe shumë kompani të cilat bënë të mundur dhe futjen e familjeve të prekura në banesat e reja në kohë rekord”, njofton zyra e shtypit e bashkisë Tiranë.

Të fundit