Flash News

KRYESORE

Mbetjet kancerogjene, PD publikon videon: Shqiptarët u mashtruan publikisht

Mbetjet kancerogjene, PD publikon videon: Shqiptarët u mashtruan publikisht

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin e vendit, Edi Ramën, se ka gënjyer publikisht shqiptarët, ndërsa kujton një deklaratë të këtij të fundit, në vitin 2013, ku tha se nuk do të lejoheshin plehrat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë.

Reagimi i PD-së vjen pas kapjes së sasive të mëdha të amiantit kancerogjen në dhjetëra fuçi me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë.

Përmes një video në Facebook, PD thotë se Rama i ka dhënë licencë miqve të tij për biznesin kriminal.

Postimi i potë i Partisë Demokratike:

Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës!

Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plehrat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!

Të fundit