Mbi 10 mijë viktima në Itali, 889 persona kanë humbur jetën me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Itali, më shumë se 10,000 persona kanë vdekur që prej fillimit të shfaqjes s koronavirusit, sipas të dhënave që janë publikuar pak më parë nga autoritetet italiane.

889 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit nga COVID-19. Numri total i viktimave ka arritur sot në 10,032.

Ndërkohë, 5,974 rastet e reja në 24 orët e fundit, e çojnë numrin total të infektuar në Itali në 92,472 që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.