Flash News

KRYESORE

Mbi 100 mijë të infektuar me koronavirus në Itali, rritet bilanci i viktimave

Mbi 100 mijë të infektuar me koronavirus në Itali, rritet bilanci

Në 24 orët e fundit janë shënuar 619 viktima në Itali me koronavirus, duke shënuar sërish rritje bilanci i të vdekurve. Ndërkohë ditën e djeshme u regjistruan 570 viktima.

Teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 100.269 , ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1996 raste të reja.

Sot, 3,381 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 116 më pak se dje. Por ka dhe një lajm të mirë për shtetin fqinj, pasi numri i personave të shëruar ka shënuar një rekord prej 2079 vetësh.

Zona e Lombardisë është ende një nga vendet më problematike.

Të fundit