Flash News

KRYESORE

Mbi 100 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, raportohet për 6 viktima

Mbi 100 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, raportohet për

Kosova në 24 orët e fundit ka shënuar një rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19, ku u regjistruan 103 raste.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 95 pacientë arritën të shërohen plotësisht, përfshi këtu edhe kreu i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi.

Nga ana tjetër sa i përket viktimave sot është raportuar për 6 të tilla, një prej të cilave në Kamenicë, e cila bëhet dhe viktima e parë me COVID-19 të paktën zyrtarisht në këtë komunë.

“Janë testuar 459 mostra 103 raste pozitive. Numri total 5472. Gjithsej 124 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 96 pacientë. Numri i përgjithshëm 2640, kurse numri i rasteve aktive 2708”, tha Xhevat Jakupi nga IKSHPK-ja.

Të fundit