Flash News

KRYESORE

Mbi 2 km radhë automjetesh në doganën e Morinit, bie sistemi i kontrollit

Mbi 2 km radhë automjetesh në doganën e Morinit, bie sistemi i

Radhë e gjatë automjetesh të rënda, mbi 2 kilometra u shënua doganën e Morinit në Kukës për shkak të rënies së sistemit të kontrollit. Shoferët e kamionëve kanë pritur që prej mëngjesit për të kaluar drejt Kosovës, duke humbur edhe afatet e dorëzimit të mallrave. Rritja e fluksit në këtë doganë, bën që me defektin më të vogël të krijohet radhë automjetesh, ndërsa ende nuk ka përfunduar dogana e re.

Me dhjetera automjete te transportit te rende qendruan në radhë më orë të tëra në territorin e Shqiperisë të doganës së Morinit në Kukës, ne pritje te çdoganimit te mallrave, për të vazhduar rrugëtimin në Kosovë.

Radhët e gjata për shkak të rënies së sistemit të çdoganimit dhe skanimit të kamionëve ka bërë që shoferët të humbasin kohë të çmuar dhe afatet e dorëzimit të mallrave.

Mbi dy kilometra radhë automjetesh u krijua gjatë paradites së të martës në segmentin Kukës-Morinë të rrugës së Kombit në hyrje të doganës.

Hyrja dhe dalja e automjeteve nga dogana e Morinit mbetet problematike edhe për shkak se është rritur fluksi i lëvizjeve, ndërsa nuk kanë përfunduar ende punimet e doganës së re.

E gjitha kjo po krijon pengesa në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

 

Të fundit