Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Mbi 400 milionë persona të prekur, ndryshimi i stilit të jetesës mund të përgjysmojë rrezikun nga diabeti
Deri në vitin 2045, është parashikuar që do të ketë rreth 630 milionë diabetikë në të gjithë botën, por një studim finlandez ka dëshmuar se si personat e rrezikuar, mund të përgjysmojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja, me pak ndërhyrje në stilin e jetesës.
Epidemia e diabetit e tipit 2, është quajtur edhe “Lufta e tretë botërore”. Aktualisht, pacientët janë mbi 400 milionë në të gjithë botën dhe deri në 2045 numri pritet të shkojë në 630 milionë.
Një perspektivë shqetësuese kjo, por sipas ekspertëve të mbledhur në kongresin e shoqatës evropiane për studimet e diabetit, tendenca mund të përmbyset.
Kërkimi i studiuesve finlandezë ka treguar se personat e rrezikuar nga diabeti mund të ndërhyjnë duke ndryshuar stilin e jetesës, duke ngrënë më mirë dhe duke lëvizur më shumë.
Finlanda është në fakt një prej vendeve me rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe ka qenë e para që ka vëzhguar një rënie të numrit të rasteve të reja të diabetit, pikërisht falë politikave të parandalimit që kanë si qëllim të ndryshojnë rutinën e përditshme në aspektin e ushqimit dhe lëvizjes.