Flash News

KRYESORE

Mbi 500 plazhe rihapen në Greqi

Mbi 500 plazhe rihapen në Greqi

Me temperaturat e larta, shumë njerëz mezi po durojnë, por për shkak të politikave parandaluese të përhapjes së koronavirusit, të shumë vendeve në gjithë botën, ende nuk janë të gjithë "të lirë" të shkojnë në plazhe.

Por grekët kanë filluar të frekuentojnë detin pasi janë hapur mbi 500 plazhe. Vizitorëve u kërkohet të respektojnë rregullat e distancimit social, të cilat përcaktojnë edhe largësinë mes çadrave. Jo më shumë se 40 qytetarë lejohen për 1000 metër katrorë, tubat e çadrave duhet të vendosen 4 metra larg njëri-tjetrit, ndërsa tendat jo më afër se një metër, sipas një manual të qeverisë greke. Në Alimos, një plazh popullor në jug të Athinës, qytetarët qëndruan në radhë që në orët e para të së shtunës, për të zënë një vend buzë detit.

“Për ne të moshuarit ky është momenti më i bukur; të vijmë e të relaksohemi këtu pas disa muajsh në izolim”, u shpreh një qytetar grek.

Kryeministri Antonio Costa inkurajoi qytetarët të shkarkojnë një aplikacion që u tregon nëse plazhi ku do të shkojnë është plot, apo ka ende vende bosh. Pushuesit duhet të qëndrojnë 1.5 metra larg, shezlonget mund të prenotohen vetëm për mëngjesin dhe pasditen, ndërsa sportet prej 2 ose më shumë personave nuk do të lejohen.

Të fundit