Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Mbi 77 mijë franga zviceriane të fshehura në çantë, pranga 27-vjeçarja nga Tirana dhe shoferit të Benzit
Dy persona, përkatësisht një 27-vjeçare nga Ndroqi i Tiranës si dhe një 35-vjeçar nga Kavaja, janë arrestuar nga policia pasi në makinën e tyre u gjendën 77mijë e 160 franga zvicerane të padeklaruara.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se paratë janë gjetur brenda një makine tip “Benz” të kontrolluar rastësisht. Ato ishin fshehur në një çantë të zezë femrash, që i përkiste pasagjeres 27-vjeçare. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe pasagjeren, shtetasit Burim Ferizaj dhe Rudina Binjaku.
Njoftimi i plotë:
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, arrestuan në flagrancë poseduesit e shumës së parave, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertës së parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.
Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.