Flash News

KRYESORE

Mbi një orë në selinë e LSI, Kryemadhi zbardh takimin me Yuri Kim

Mbi një orë në selinë e LSI, Kryemadhi zbardh takimin me

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin mbi një-orësh me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Sipas Kryemadhit, gjatë takimit ka shprehur mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim.

“Sot kisha kënaqësinë ti uroja një mandat të suksesshëm në Shqipëri, Ambasadores znj. Yuri Kim, si përfaqësuesja e aleatit tonë strategjik SHBA.

Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim.

Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendi ti kthehet një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë.

Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda jonë e integrimit.

Ndamë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standardeve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare.

Vlerësova partneritetin strategjik me SHBA për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale pak pas takimit.

Të fundit