Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Ajo që zbulohet nga përgjimet e fundit për zgjedhjet në Dibër do të rrëzonte edhe qeveritë më të papërgjegjshme të botës, madje edhe qeveritë diktatoriale.
Qeveritë diktoriale janë në gjendje të mos i lejojnë të tilla përgjime të dalin, por kur ato dalin as ato nuk mbijetojnë dot. Në Shqipëri gjatë gjithë kësaj jave, por sidomos dy ditët e fundit, ka një angazhim të pazakontë të qeverisë, të kryeministrit, të njerëzve të tij në media të cilët nuk duan t’ia dinë asfare për asnjë grimë morali dhe po mbrojnë me zell qeverinë.
Ata thonë se përgjimet nuk janë prova ligjore për t'u përdorur në gjykatë. Ata po thonë se përgjimet janë publikuar nga një media bulevardeske në Gjermani. Ata thonë se përgjimet janë pjesë e një komploti të PD-së, Bashës, presidentit Meta për të penguar Shqipërinë. Ata thonë se përgjimet u morën nga disda prokurorë të 'drejtësisë së vjetër' dhe u dërguan në PD, ose u dërguan në media, dhe kështu që ato janë vetëm pjesë e një telenovele. Ata thonë se Rama duhet mundur me votë. Ata thonë se bisedat janë normale, se gjëra të tilla thuhen vazhdimisht etj. Ka edhe marrëzira apo turpe të tjera, por këto duken më kryesoret.
Ka patur gjithnjë njerëz në mbrojtje të të ndytës, të turpshmes, të kriminales. Ka patur gjithnjë njerëz që janë përpjekur të justifikojnë krimin, të padrejtën, të pandershme. Ka patur gjithnjë njerëz që kanë mbrojtur edhe sataniken. Shumë njerëz kanë mbrojtur Neronin, kanë mbrojtur Gulagun, kanë mbrojtur Stalinin, kanë mbrojtur Enver Hoxhën, kanë mbrojtur Gedafin, kanë mbrojtur Feçor Shehun, Kadri Hazbiun etj.
Sot është e qartë se kryeministri Rama ka shtënë në punë këdo që mundet të mbrojë qeverinë, të sulmojë opozitën. Është e qartë se kryeministri Rama ka zgjedhur të bëjë atë që vështirë se do të ndodhte edhe me diktatorët, ka zgjedhur të mbrojë me forcë deri në fund pushtetin e tij. Kryeministri Rama ka mbërritur në një pikë ku mund të pritet gjithçka.
Rama sot ka zgjedhur të sillet siç po sillet elita ushtaraka në Sudan për të mbrojtur pushtetin, siç u soll Idi Amini në Uganda për të mbrojtur pushtetin, siç u soll Mobuto Sesse Seko në Kongo, apo siç u soll Mugabe në Zimbabve për të mbrojtur pushtetin, të cilët në dallim nga Rama nuk u përballën me publikime skandalesh të tilla. Ata thjesht i morën frymën me korrupsion dhe dhunë lirive dhe opozitës, ata thjesht nuk lejuan zgjedhje të lira dhe kur kishte protesta i shuanin ato me dhunë, me rrahje , me gaz, me arrestime dhe me tortura.
Kur të ngjashmit të tyre në Peru, presidentit-diktator Alberto Fujimori i plasi skandali i dhënies së parave me turra deputetëve nga shefi i Shërbimit Sekret, për Fujimorin nisi rrëshqitja dhe ai përfundoi në azil pa kaluar shumë. Në vitin 2000 në Peru u shfaq një video e regjistruar nga kamera e një ore, ku shefi i Shërbimit Sekret, njeri i presidentit Fujimori, iu jepte para deputetëve.
Megjithëse kontrollonte mediat, dhe megjithëse kishte pushtet gati absolut, presidenti dhe njerëzit e tij nuk thanë se video nuk është provë për në gjykatë, nuk thanë se ajo është komplot kundër tij, nuk thanë se ajo del nga “drejtësia e vjetër”, nuk thanë se kjo është një gjë normale, nuk thanë se kjo është kundër Perusë, nuk thanë se Fujimori duhet të mundej me votë dhe nuk kishte pse largohej, nuk thanë se ajo po publikohej nga faqe apo nga televizione bulevardeske etj.
Po në vitin 2000, një skandal përgjimi çoi në rënien e presidentit ukrainas Leonid Kuchma. Kuchma ishte një diktator i ashpër që vinte nga periudha sovjetike dhe kishte qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, ishte i njohur për manipulim zgjedhjesh për gati dy dekada, për dhunën ndaj opozitës dhe për korrupsion masiv. Një kasetë audio (vetëm zë) linte të kuptohej se gazetari Gonkadze ishte zhdukur nga njerëz të presidentit Kuchma.
Nuk tha askush se zëri në kasetë ishte i dyshimtë, nuk tha askush se kaseta nuk ishte provë në gjyq, nuk tha askush se kaseta po përdorej nga armiqtë e presidentit Kuchma, nuk tha askush se kaseta ishte regjistruar në mënyrë të paligjshme apo se biseda të tilla ishin normale. Nuk tha askush se Kuchma duhej larguar me votë.
Ka pafund raste kur edhe diktatorët nuk ia dalin dot t'u mbijetojnë përgjimeve dhe nuk do të shtonim gjë po t'i numëronim me radhë. Sa për vendet demokratike kjo është një çështje që do na bënte të turpëroheshim dhe do të ishte me të vërtetë e vështirë të gjeje krahasime me atë që po ndodh te ne. Vetëm pak muaj më parë, në mars të këtij viti, në Kanada shpërtheu nëj skandal që gati i shkatërroi karrierën kryeministrit Trudeau.
Kompania kanadeze SNC Lavin dyshohej se kishte paguar ryshfete te zyrtarë libianë për të fituar atje kontrata apo tendera gjatë kohës së diktatorit gjakatar Gedafi shumë vite më parë.
Kompania ishte në gjyq në Kanada me akuzën se zyrtarë të kompanisë kishin paguar ryshfete për qeveritarë libianë. Kryeministri kanadez Trudeau, i cili në kohën e ryshfeteve nuk ka qenë fare në politikë, ishte i shqetësuar se gjyqi ndaj kompanisë SNC Lavin do të bënte që kompania të shkurtonte vende pune për shkak se mund të vihej në vështirësi nga rënia e reputacionit. Ai dyshohet se ushtroi presion që gjyqi ndaj kompanisë të mos shkonte në ndjekje penale ndaj zyrtarëve, por vetëm në dënime me gjoba.
Ministra e Drejtësisë dhe prokurorja e vendit znj. Wilson-Raybould publikoi një bisedë telefonike, të përgjuar nga ajo vetë, mes saj dhe sekretarit të Grupit të Këshilltarëve të kryeministrit në të cilën sekretari thotë se ai, kryeministri do të dëshironte që kjo çështje të mos kishte pasoja të rënda mbi kompaninë.
Kaq u desh dhe publikimi i përgjimit bëri që dy ministra, përfshirë ministren e Drejtësisë dhe disa zyrtarë të tjerë të japin menjëherë dorëheqjen.
Askush nuk tha se përgjimi nuk ishte provë, se zëri nuk dihej se i kujt ishte, se bëhej nga armiqtë e kryeministrit, se këtë punë duhet ta zgjidhë prokuroria etj. Në Kanada po të shtrohej kjo gjë në këtë mënyrë do të kishte fluturuar nga detyra gjithë parlamenti dhe gjithë qeveria, dhe ata njerëz në media që do flisnin në këtë mënyrë do poshtëroheshin përjetë.
Edhe sikur Fujimori të mos kishte lidhje me pagesa të paligjshme për deputetët, edhe sikur Kuchma të mos kishte lidhje me zhdukjen e gazetarit, ata nuk mund të qëndronin më përballë popullit të tyre. Edhe sikur të ishte një çështje që do vendosej nga prokuroria, ata do ta prisnin vendimin e prokurorisë jashtë detyrave. Nuk mund të lejohej kurrë që Fujimori apo Kuchma të largoheshin nga ajo që do të nxirrte hetimi i prokurorisë.
Ndërsa në vendet demokratike kjo është shumë më e thjeshtë dhe më e qartë. Nuk rrihet kurrë në detyrë përballë skandalesh apo dyshimesh të tilla. Në përgjimet e Dibrës, po t'u heqësh emrat atyre që janë në to, dhe të mos e dish se cilit vendi i përkasin do të mendosh doemos se bëhet fjalë për një bandë, për një grup kriminal në Meksikë apo në Guatemalë, ku ministra dhe kryemninistra, shefa policie dhe drejtorë, janë shteti, janë pronarët e shtetit ku njerëzit trajtohen si copa mishi që blihen, ku opozita poshtërohet dhe ku me mburravecëri fjalori më i ndytë në botë përshkruan pushtetin, paprekshmërinë dhe karakterin e bandës.
Çfarë tregon fakti që Rama dhe qeveria e tij sillet me përgjimet (që janë shumë më të rënda) edhe më keq se sa Fujimori dhe Kuchma? Tregon thjesht se pushteti i tij është më i korruptuar se sa ai i Perusë dhe Ukrainës dhe ndjekësit janë më të verbër dhe më të ulët, se sa ata të vendeve plotësisht diktatoriale si Peruja dhe Ukraina e atyre viteve. Ndoshta njerëzit mund të bëjnë që ne të kemi standardin e Perusë dhe të Ukrainës të cilat, megjithë këmbënguljen nuk i rrëzuan qeveritarët e tyre pas skandaleve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38