Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Bashës me strukturat, Basha njofton se ç’do të ndodhë nesër me protestat

Mbledhja e Bashës me strukturat, Basha njofton se ç’do të

Tensionimi i situatës pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka bërë që Partia Demokratike të vendosë mbledhjen e strukturave të saj në orën 20:30.

Pas zhvillimit të mbledhjes, lideri demokrat Basha dha një prononcim për mediat ku tha se  Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë nga nesër protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Sot ndamë detyrat për t’i bërë thirrje çdo qytetari të bashkohet në protestë. Të gjitha gjërat do të jenë të mundura në momentin që Shqipëria do tu kthehet qytetarëve. Gjej rastin të paraqes atë angazhim që opozita ka ndërmarë. Ne do të shpiem para drejtësisë dhe prapa hekurave përgjegjësit. Kjo është beteja kundër tiranisë. Nesër jemi pranë aleancës në protestë”, tha Basha.

Pak më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi ta mbyllë protestën sot për të vijuar nesër në 16:30.

Lexo edhe: Aleanca për Teatrin: Protestë nesër në 16:30 përballë ministrisë së Brendshme

Të fundit