Flash News

KRYESORE

Mbledhja e grupit të PD, Basha: Rama nuk tërhiqet nga asgjë

Mbledhja e grupit të PD, Basha: Rama nuk tërhiqet nga asgjë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri sot gjatë mesditës një mbledhje urgjente të grupit parlamentar të partisë së tij, i cili nuk është thirrur prej rreth dy muajsh. Mbledhja erdhi një ditë pas deklaratave të deputetëve Topalli, Selami dhe Bregu, të cilët kritikuan lidershipin e PD-së për mos konsultime me grupin parlamentar rreth bojkotit të Parlamentit.

Burime pranë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëjnë me dije se kryetari i kësaj partie Lulzim Basha ka deklaruar se Rama nuk tërhiqet nga asgjë, ndërsa ka parashtruar të gjithë situatën politike në vend gjatë videokonferencës me Presidentin e grupit të Partive Popullore Evropiane, Jozeph Daul.

Të fundit