Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nga prefekti, ish deputeti: Rilindja po provokon rëndë në Shkodër

Nesër (e hënë), prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur në mbledhje Këshillin Bashkiak të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu e konsideron këtë mbledhje të thirrur nga prefekti si një provokim në Shkodër nga ana e rilindjes, sipas tij duke thelluar grushtin e shtetit.

“Rilindja po provokon rende ne Shkoder.

Dokumenti i shpallur nga Prefetkti I Shkodres per mbledhjen e “Keshillit Bashkiak”, rendi i dites se përcaktuar aty, skenari i parashikuar, si dhe vendi i mbledhjes, jane provokacione te rrezikeshme, ne kundershtim dhe me ate “ligj”, qe ”polli” 30 Qershorin, duke thelluar grushtin e shtetit.

Se pari ky ”Keshill Bashkiak” nuk mund te shpalle vlefshmëri te mandatit te ”Kryetarit”, sepse sipas ligjit ai per kete duhet te beje betimin ne ate mbledhje, e pa mundur kjo edhe per vete papajtueshmerine e tij me ligjin e dekriminalizimit, gje per te cilen u dorehoq.

Se dyti per pasoje nuk mund te emerohen as zv. Kryetaret e Bashkise, sepse askush tjeter pervese Kryetarit mbas betimit mund ta beje nje akt te tille.

Se treti vete ky “Keshill Bashkiak” eshte nul edhe per faktin se ai 100% i perket nje “kryetari” te pa ligjeshem, qofte per ate proces farse.

Se katerti Universiteti eshte nje institucion i pavarur jo politik, ne ambjentet e te cilit nuk mund te zhvillohen mbledhje te tilla, vecanerisht ne gjendjen aktuale.

Se pesti vete 30 Qershori ishte nje farse antikushtetuese, nje grusht shteti, qe jo vetem Shkodra i dha pergjigjen, por dhe ku morri me zhvillimet e fundit aspekte te tjera te renda, te pa pajtueshme me ate realitet tejet te nderuar.

Se gjashti jemi qartesisht brenda nje skandali te madh ligjor, politik e moral, qe “shpallja” e Prefektit vetem e agravon.

Ne keto kushte thellimi i te tilla aventurave nga Rilindja paraqet rrezikeshmeri te larte jo vetem per Shkodren, por edhe per te gjithe vendin”, reagon Shehu.

Të fundit