Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Politik, pse opozita vendosi sot ta bojkotojë

Mbledhja e Këshillit Politik, pse opozita vendosi sot ta bojkotojë

Opozita e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik, parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme. Ky qëndrim i opozitës vjen si shenjë revolte, një ditë pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në mbledhjen e sotme ishte parashikuar diskutimi mbi financimin e partive gjatë fushatës elektorale. Megjithatë, bojkoti i mbledhjes së sotme nuk do të thotë që opozita e Bashkuar e ka braktisur përfundimisht tryezën për Reformën Zgjedhore.

Të fundit