Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit të Mandateve nis pa pjesëmarrjen e Tahirit, prokuroria do paraqesë prova sekrete

Mbledhja e Këshillit të Mandateve nis pa pjesëmarrjen e Tahirit,

Ka nisur pa pjesëmarrjen e Saimir Tahirit mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Rregullores, pas debatit të zhvilluar në prani të medieve.

Prokuroria kërkoi largimin e Tahirit për shkak se do të paraqesë prova sekrete, për të cilat ish-ministri nuk duhet të jetë në dijeni pasi mund të ndikojë në prishjen e provave.

Pas raportit të prokurorisë, 10 deputetët e mazhorancës dhe opozitës do të vendosin nëse do miratojnë ose jo kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Të fundit