Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë del nga kontrolli. Braçe-deputetit të PD: Largohu!

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë del nga kontrolli.

Debate me tone të ashpra janë zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotme. Komentet e deputetit demokrat të Vlorës, Agron Shehaj kanë ngjallur reagimin e kryetarit të Komisionit Erion Braçes.

“Nëse nuk do, largohu nga mbledhja respekto rregullat. Fjala jote vjen pas pyetjeve”, u shpreh Braçe, duke shtuar më tej se s’ka të drejtë të ndërhyjë, por vetëm të bëjë pyetje.

Shehaj ka ngulmuar qe ne fjalen e tij te lidhe turizmin me kanabizimin, por i eshte nderprere fjala disa here.

Ne debat ka nderhyre edhe deputetja Jorida Tabaku e cila ka saktesuar se praktika e Komisionit ka qene qe bashke me pyetjen te behen edhe komente nga deputetet. 

Deri më tani, opozita ka braktistur Komisionin e Ligjeve dhe atë të Integrimit, ndërsa Komisioni i Ekonomisë, ndonëse me tone të ashpra, po vijon punimet.

Të fundit