Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Komitetit të Sigurisë/ Manastirliu: Përdorimi i maskës do të kthehet i detyrueshëm në të gjitha ambientet

Mbledhja e Komitetit të Sigurisë/ Manastirliu: Përdorimi i

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën COVID në vend është shprehur rritja e rasteve pas hapjes ishte e pritshme. Referuar faktit se pse Shqipërisë nuk iu hapën kufijtë me BE-në, Manastirliu shprehet se “ne mbetëm jashtë për shkak të kritereve epidemiologjike të vendosura nga BE”.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Ministrja thekon se ne nuk i arrinim këto kritere, mirëpo nëse ruhet distancomi social dhe qytetarët zbatojnë protokollet e sigurisë, ulja e shifrave do të na garantojnë hapjen.

E pyetur se, nëse do të qëndrojmë të mbyllur gjithë verën, Manastirliu shprehet se: “Do të shpresojmë më të mirën por kjo mbetet për tu parë. Gjithçka varet nga sjellja individuale. Nëse ne vijojmë të kemi kujdes në zbatimin e masave, vijimi i epidemisë do jetë me më pak raste. Kështu kur të kemi sërisht një rivlerësim të situatës epidemiologjike nga BE, do të rihapen sërish kufijtë”.

Ndërkaq, referuar faktit se a ka operuar BE-ja me dy standarde, ndërsa Serbisë dhe Malit të Zi iu hapën kufijtë dhe Shqipërisë jo, ministrja thekson se ky nuk është rasti dhe se gjithçka është bërë në bazë të një vlerësimi të situatës epidemiologjike.

“Jo nuk mendoj kështu. Kjo sepse është bërë një kalkulim puro epidemiologjik, besoj dhe dua të besoj në këtë mënyrë. Nuk besoj se ka dy standarde”, tha Manastirliu.

Fevziu: Çfarë po ndodh me transportin urban?

Manastirliu: Varet nga zbatimi i protokollit. Ne kemi vendosur një protokoll shumë strikt ku kërkohet mbajtja e maskës, dorezave dhe ruajtja e distancës sociale. Deri tani është duke u zbatuar.

Fevziu: A është përdorimi i maskës i detyrueshëm?

Manastirliu: Maskat duhen përdorur pa dyshim nga të gjithë, sidomos në ambientet e brendshme. Absolutisht që maska është një mjet i domozdoshëm për të ruajtur sigurinë. Ne e kemi të detyrueshëm për të gjitha ato vende ku ka një risk të madh të përhapjes së infeksionit.

Kemi patur një diskutim me Komitetin e Sigurisë sot që ta bëjmë të detyrueshme maskën. Me komitetin e ekspertëve është vlerësuar që maska apo një barrierë mbrojtëse të bëhet e detyrueshme në çfarëdolloj ambienti.

Fevziu: Ku ndodhemi përsa i përket zbulimit të një vaksine?

Manastirliu: Janë në fazat eksperimentale. Ka disa lloje medikamentesh në disa vende, por për fat të keq nuk ka ende një vaksinë.

Të fundit