Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Kryesisë/ Lulzim Basha: Përgjimi u dënua në mënyrë unanime

Mbledhja e Kryesisë/ Lulzim Basha: Përgjimi u dënua në

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” kryetari i Opozitës Lulëzim Basha flet për herë të parë për  përgjimin gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë.

“Megjithëse nuk është  as e para e as e fundit herë që do të ketë përgjime dhe kjo gjë nuk është diçka që i nderon anëtarët e kryesisë sepse gjithkush shpreh mendimin e vetë, prandaj nuk duhet të pengohet nga përgjimet.

Që të marrësh vendime të mira duhet të kesh liri shprehje. Përgjimi është një atentat ndaj kësaj lirie. Ajo që ndodhi në mbledhje nuk do te jetë një stepje për tu shprehur lirisht,  por sido që të jetë e dhunon mendimin e lirë.”

I pyetur nëse ka ndonjë ide se kush mund të ketë qenë autori i përgjimit ai shprehet se nuk ka kuriozitet ta mësoj.

“Nuk kam dhe nuk dua ta mësoj, ne jemi duke analizuar disa çështje shumë të rëndësishme dhe përgjimi nuk ka fare rëndësi. Kjo është diçka e turpshme, megjithëse autori ishte fare i qartë por në vendim unanim të grupit të Kryesisë ky veprim i turpshëm dënohet."

 Për arsyen se përse kjo mbledhje u bë me dyer të mbyllura zoti Basha shprehet se në të u diskutuan çështje shumë të rëndësishme vendimmarrëse  dhe jo vetëm analizimi i zgjedhjeve.

“Nuk u bë e hapur sepse  u diskutuan tema vendimtare, dhe jo thjeshtë analizë e zgjedhjeve dhe këto  nuk shërbehen.

Çdo anëtarë i Partisë Demokratike duhet të ndihet 100 % i sigurt për atë që do të shprehë dhe  mendon", deklaroi ai. 

 

 

 

Të fundit