Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Kryesisë së PD, fjala e Bashës: Debatet mes nesh i bëjnë mirë vetëm Edi Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PD, fjala e Bashës: Debatet mes nesh i

Pas konfliktit të Jamin Gjanës dhe Valbona Mezinit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur kryetari i opozitës Lulzim Basha.

 Ai është shprehur se debate dhe tensione të tilla mes njeri-tjetrit nuk na bëjnë mirë ne por vetëm kryeministrit Rama.

“Përgjegjësinë time e mbaj dhe e kam mbajtur para anëtarësisë së PD-së. Sulmet ndaj njëri-tjetrit i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Dolëm nga një luftë, nuk ishin zgjedhje por luftë, duhet të bashkohemi për betejat e tjera. Ndryshimet statusore për vitalizmin, reformimin , demokratizimin e partisë. Rritja e rolit të anëtarësisë. Çdo sulm pa fakte, me hamendësime ndaj PD-së dhe lidershipit një shërbim që me vetëdije i shërben Edi Ramës”- ka thënë ai në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Të fundit