Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Kryesisë, Spiropali: Janë shkarkuar kryetarë degësh të PS

Mbledhja e Kryesisë, Spiropali: Janë shkarkuar kryetarë

Shkarkohen një sërë kryetarësh degësh të Partisë Socialiste. Lajmin e konfirmoi deputetja e PS, Elisa Spiropali në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS.

Ajo tha se vendimi erdhi pas analizës së punës së rang vendi, të drejtuesve në rrethe.

“Po, janë shkarkuar disa drejtues, por lista nuk është bërë ende gati për mediat. Vihet re degradim i marrëdhënies së pushtetit lokal dhe qytetarëve”, u shpreh Spiropali.

Një ditë më parë, Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar ku i pranishëm ishte edhe kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se gjatë mbledhjes, Rama kërkoi mbledhjen e Kryesisë së partisë duke shprehur rezerva për disa drejtues. Rama u është drejtuar deputetëve duke u thënë se kemi disa drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën.

“Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion dhe keqmenaxhim”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve.

Të fundit