Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Mbledhja e 'Ligjeve', u shty me konsensus", Murrizi: Edhe nëse Bashkimi Sovjetik do sillte draft për listat e hapura do e votoja
Kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi, në një prononcim për mediat u shpreh se mbledhja e Komisionit të Ligjeve u shty me konsensus të mazhorancës.
Murrizi theksoi se “një mbledhje tjetër do të zhvillohet ndoshta sot apo nesër, për të diskutuar dhe draftin dhe amendamentin tonë dhe atë të Andi Përmetit.”
"E gjithë opozita dhe faktorë të tjerë politikë më në fund po bien dakord në atë që ne kemi kërkuar prej 9 muajsh në parlament për listat e hapura, ndaj për të bërë një gjë të pjekur dhe jo të nxitur, që të mos diskutohet brenda një ore të gjitha ndryshimet kërkuam kohë dhe u pranua nga mazhoranca. Është rënë dakord që të zhvillohet një mbledhje tjetër ndoshta sot apo nesër, për të diskutuar dhe draftin dhe amendamentin tonë dhe atë të Andi Përmetit. Edhe drafti i bashkimit sovjetik nëse do ishte për listat e hapura do isha dakord të dëgjohej dhe jo më ai i PD-së", tha Murrizi.