Flash News

KRYESORE

Mbledhja e ministrave të Jashtëm në Luksenburg, Cakaj: BE përballet me një vendim historik

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar në twitter, para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE në Luksenburg.

Ai thekson se BE përballet me një vendim historik dhe se ky verdikt do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet.

“Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit. Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë reformat, minojë besimin te BE. Kjo është ora e Evropës”, shkruan Cakaj.

Të fundit