Flash News

KRYESORE

Mbledhja e PD-së, Basha u jep porosi deputetëve për seancën e së enjtes dhe protestën e 27 janarit

Ka përfunduar mbledhja e deputetëve demokratë në selinë blu. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mësohet se u ka dhënë disa porosi deputetëve në lidhje me seancën e së enjtes. Mësohet se e enjtja do të përdoret nga deputetët demokratë për t’u bërë thirrje qytetarëve për protestën e 27 janarit.

Protesta do të mbahet para kryeministrisë dhe kryefjalë e saj do jetë qytetari me të drejtat e tij. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha.

Të fundit