Flash News

KRYESORE

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri nervozon Vuçiç: Kjo është hipokrizi

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri nervozon

Sot pritet të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës.

Mirëpo, një takim të tillë nuk e ka pritur aspak mirë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Në një reagim për mediat serbe, ai e ka cilësuar mbledhjen një hipokrizi.

“Kjo është hiprokizi e fundit, jo vetëm nga shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri por nga të gjithë ata që e lejojnë këtë”, ka deklaruar presidenti serb, për mbledhjen në të cilën pritet të diskutohen disa çështje të përbashkëta, kryesisht ekonomike.

Axhenda e parashikuar:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.

Të fundit