Flash News

KRYESORE

Mbledhja e qeverisë në Dibër, Rama: Nesër prezantojmë projektin përfundimtar të Rrugës së Arbrit

Mbledhja e qeverisë në Dibër, Rama: Nesër prezantojmë

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë në Dibër, është shprehur se ditën e nesërme do të prezantohet projekti përfundimtar i Rrugës së Arbrit. Ai shprehet se Rruga e Arbrit është një aks shumë i rëndësishëm kombëtar dhe se anë nisur komunikimet dhe me Maqedoninë.

“Nesër do të bëjmë prezantimin e projektit përfundimtar të Rrugës së Arbrit. Tanimë që është përzgjedhur dhe kompania, Ministria e Infrastrukturës është në negociata për të firmosur  përfundimisht kontratën duke garantuar kështu financimin dhe mosndërprerjen deri në fund të punimeve për këtë rrugë. Ky është një zotim madhor për një aks që nuk i takon vetëm Dibrës. Me ndërtimin e tij Dibra bëhet pjesë e metropolit dhe krijohet një mundësi për zhvillimin ekonomik, social. Është akt i rëndësishëm për lidhjen me pjesën përtej kufirit, për të cilin kemi zhvilluar bisedime me qeverinë maqedonase.

Të gjithë anëtarët e qeverisë do të shkojnë nesër  në zonat rurale për të komunikuar me banorët e të gjithë zones”, u shpreh Rama.

Të fundit