Flash News

KRYESORE

Mbledhja e qeverisë në Elbasan, ironizon deputeti i PD: Rama po kërkon “peshkun e madh”

Qeveria “Rama 2” është mbledhur prej ditës së sotme në Elbasan, edhe në kuadër të ditës së verës që pritet të festohet ditën e nesërme.

Pak minuta më parë, Rama doli në një konferencë për mediat, ndërsa foli për projektin e rrugës Elbasan- Tiranë, sipas tij pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Ndërkohë, deputeti i PD, Luçiano Boçi reagoi menjëherë në rrjetet sociale ku thekson se “Rama e ka mbledhur qeverinë në Elbasan tek Stabilimenti i peshkut, në Labinot, për t’u ndjerë “si në shtëpi të vet”.

Sipas deputetit demokrat, kryeministri po kërkon ndoshta “peshkun e madh” të munguar.

Reagimi i plotë

Rama e ka mbledhur qeverinë në Elbasan tek Stabilimenti i peshkut, në Labinot, për t’u ndjerë “si në shtëpi të vet”.

D.m.th sipas një zhargoni që përdorej në Elbasan pas viteve ‘90

Qeveria dhe Rama “po qërojnë koka peshku”......, si zakonisht.

Ose me nuhatje e ka kuptuar që peshku i “është qelb nga koka” e vet.

Ndoshta po kërkon aty “peshkun e madh” të munguar.

Habitem se si nuk e mblodhi qeverinë tek inceneratori.

E ka simbol suksesi të koncesioneve, të aferave, korrupsionit, varfërisë që ka mbjellë në Elbasan, e të kundërmosjes e helmimit të popullatës.

 

Të fundit