Flash News

KRYESORE

Mbledhja me drejtuesit politikë, Balla: Çfarë i dorëzuam Ramës në tryezë

Mbledhja me drejtuesit politikë, Balla: Çfarë i dorëzuam

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS në qarkun Elbasan ka dhënë të tjera detaje nga mbledhja e kryeministrit Rama me drejtuesit e qarqeve.

Sipas Ballës, ky takim tashmë do të jetë i përjavshëm deri në ditën e zgjedhjeve dhe ka qenë i një formati organizativ.

“Ky takim i shtabit elektoral do vijojë dhe do jetë i përjavshëm deri në 25 prill. Ne diskutuam mbi çështjet e organizimit dhe bëmë një raportim të një vlerësimi nga qytetarët mbi cilësinë e shërbimeve publike ndaj njerëzve.

I kemi dorëzuar kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve nga qytetarët për përmirësimin në cilësinë e shërbimeve.

Kemi diskutuar dhe për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë, për të vlerësuar performancën e çdo përfaqësuesi të PS. Ky kanal do të kontribuojë në përmirësimin e partisë. Partitë kanë detyrë të marrin pjesë në zgjedhje, populli duhet të votojë dhe të zgjedhë drejtimin që duhet”, u shpreh Balla në një komunikim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes.

https://politiko.al/mandati-i-trete-rama-mbledh-ne-seli-drejtuesit-e-partise-socialiste-ne-qarqe/

Të fundit