Mbledhja në PD, Basha: Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës

Në mbledhje e zhvilluar në selinë e PD-së, menjëherë pas mbylljes së protestës së 9 kombëtare, me ish deputetët si edhe kryetarët e bashkisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur falënderim e mirënjohje për tubimin e sotëm madhështor.

“Falenderim e mirënjohje për protestën tonë me madhështore. Dinamikë e shpejtë, ndryshim i përoreshëm i qëndrimit të nderkombetareve. Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Aleanca Qytetare për mbrojtjen e Demokracisë me opozitën në krye për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën.” -mësohet të jetë shprehur kryedemokrati Basha.

Protesta e opozitës zgjati 2 orën dhe nuk pati asnjë incident, në ndryshim nga paralajmërimet e Ministrisë së Brendshme, që paralajmëroi dhunë dhe sulme ndaj uniformave blu dhe institucioneve.