Flash News

KRYESORE

Mbledhja urgjente e PD, Bregu: Faleminderit atyre që më mbështetën; keqardhje për kritikët

Mbledhja urgjente e PD, Bregu: Faleminderit atyre që më

Deputetja PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të thërritur sot grupin parlamentar në një mbledhje urgjente.

Bregu ka falenderuar ata që e mbështetën pas deklaratës së bërë dje ku kritikonte bojkotin e Kuvendit dhe të zgjedhjeve, ndërsa ka shprehur keqardhjen për ata që e shpallën armike.

Ish-ministrja e Integrimit uron që interesi i Shqipërisë dhe demokratëve të vërtetë të dalë mbi inercinë e një rrugë që mund të kthehet në tatëpjetë për PD-në dhe Shqipërinë.

Reagimi i Majlinda Bregut:

Faleminderit te gjithe atyre qe me mbeshteten pas alarmit tim ne keto ore te veshtira.

Faleminderit per miqte e PD dhe Familjes se Djathte Europiane.....

Mirekuptim per ata qe thane ke te drejte por fole vone.

Keqardhje per kedo qe nuk la llaf pathene nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqe guxoj e them lirshem ate qe mendoj se duhet te ndodhe ne PD.

Rendesi ka qe sot mblidhet pas nje kohe qe s'mbahet mend,grupi yne parlamentar.

Uroj qe arsyeja dhe interesi i Shqiperise dhe demokrateve te vertete te dale mbi inercine e nje rruge qe mund te kthehet ne nje te tatepjete pa kthim per partine time, per partine me te mire te historise se Shqiperise!

3 ditë pa qeverinë teknike, Basha një hap pas për t’i lënë hapësirë Ramës për negociata të reja

Të fundit