Flash News

KRYESORE

Mbledhje mes dy qeverive, Rama: Bashkim doganor me Kosovën

Mbledhje mes dy qeverive, Rama: Bashkim doganor me Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje sa i takon planit të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës sa i takon çështjes së kalimit kufitar.

Rama tha se në marrëveshjen, e cila pritet të miratohet në fund të muajit nëntor ku do të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeveria, do të vendoset për një bashkim doganor Shqipëri-Kosovë.

Durrësi, tha Rama do të jetë dogana e përbashkët për mallrat që vijnë në port drejt Kosovës ndërsa në Morinë do të ketë një pikë të përbashkët policore dhe doganore.

“Nga ana jonë ne kemi qenë gati prej viti të shkuar, qeveria e Kosovës nuk ishte gati. Dhe marrëveshja e përgatitur në rrafshin teknik nuk u miratua në rrafshin politik por ne po përgatisim mbledhjen tjetër, që do të mbahet në fund të nëntorit në Kosovë, dhe aty besoj që jemi gati bashkarish të vendosim për bashkimin doganor.

Që do të thotë që Durrësi do të bëhet dogana e përbashkët për të gjithë mallrat që hyjnë nga porti drejt Kosovës.

Ndërkohë, që në pikën këtu ne po bëjmë pikën e përbashkët policore dhe doganore. Do të kemi një shërbim, me polici të Shqipërisë dhe të Kosovës, me doganier të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe jo dy palë kontrolle, dy palë shërbime, dy palë policë, dy palë doganier, dhe dy palë dhimbje koke”, u shpreh Rama gjatë konferencës që zhvilloi e gazetarët në Kukës.

 

 

Të fundit