Flash News

KRYESORE

Mblidhen deputetët e opozitës parlamentare: Koha që qytetarët të ndihen të përfaqësuar

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë deputetët e opozitës parlamentare. Në fokus të diskutimeve ka qenë miratimi i një Reforme të re Zgjedhore, pasi sistemi aktual ka kalbur demokracinë, siç thekson Hajdari.

"Gjatë këtij takimi u ndanë opinione të ndryshme në lidhje me sistemin zgjedhor dhe ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Partitë Politike, si dhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore.

Ndryshimi i këtij sistemi të kalbur që cënon demokracinë e vendit cdo ditë, është thelbësor dhe prioritet për opozitën, sepse ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndihen të përfaqësuar", shkruan Hajdari në një postim në Facebook.

Të fundit