Flash News

KRYESORE

Mblidhen qeveritë Shqipëri-Kosovë, zbardhet axhenda

Mblidhen qeveritë Shqipëri-Kosovë, zbardhet axhenda

Në datat 27 dhe 28 nëntor do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Qeveria do të mblidhet në dy qytete, Vlorë dhe Korçë ndërsa mes tyre do të nënshkruhen 4 marrveshje.

Në orën 16:00 të së hënës do të nis mbledhja e përbashkët dhe në orën 17:15 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. Më tej, dy kryeministrat, Rama dhe Haradinaj, do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.

Në datën 28 të dy delegacionet do të jenë në Vlorë ku në mesditë do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në sheshin e “Pavarësia”. Pas ceremonisë, do të shpallet zyrtarisht edhe logoja e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Dy delegacionet do të jenë në mbrëmje në Tiranë ku do të marrin pjesë në pritjen që organizohet nga Presidenti i Republikës, me rastin e festës kombëtare.

Të fundit