Flash News

KRYESORE

Mblidhet grupi parlamentar, Basha jep orientime për seancën e nesërme, programi do të kundërshtohet nga të gjithë deputetët

Mblidhet grupi parlamentar, Basha jep orientime për seancën e

Mbyllet mbledhja e kreut demokrat Lulzim Basha me grupin parlamentar të PD-së dhe kryesinë. Në fakt raportohet se janë bërë dy mbledhje të njëpasnjëshme, të cilat kanë pasur në fokus të tyre zhvillimet e ditës së fundit, “rrjedhja” e votave ne votimin per kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe qëndrimi që do mbahet nesër pas leximit të programit të Qeverisë dhe do të prezantohet nesër nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare, pas votëbesimit të qeverisë nga parlamenti. Në selinë e Partisë Demokratike janë zhvilluar dy mbledhje sot edhe pse ditë e diel. Mbledhja e parë ka qenë me kryesinë e grupit parlamentar të PD-së dhe më pas me grupin parlamentar. Të dyja mbledhjet kanë qenë me dyer të mbyllura.   Në mbledhje mësohet se Basha dhe Berisha kanë dënuar rrjedhjen e të paktën dy votave nga PD në votimin e kreut të ri të Kuvendit Gramoz Ruçi të shtunën në Kuvend. 

“PD dënon manipulimin e PS, përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD” mësohet të jetë shprehur Basha.

“Votimi i Ruçit është e pafalshme, duhet analizuar kjo çështje, s’mund të ndodhë. Të vendosim rregulla, kam dalë me kokën ulur nga parlamenti” ka thënë Berisha.

Mësohet gjithashtu se kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka dhënë direktiva deputetëve për qëndrimin në seancën e së hënës. Kështu burime nga PD thanë për “BallkanWeb” se do të ketë diskutime të gjata dhe do flasin thuajse të gjithë deputetët e PD-së për programin.

Ndërkohë në mbledhjen e grupit parlamentar mësohet se është diskutuar për votimin e djeshëm dhe zgjedhjen e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi.

Të fundit