Flash News

KRYESORE

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, vendos për seancën e nesërme

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, vendos për seancën e

Një javë më parë Partia Demokratike bojkoti seancën parlamentare dhe mbështeti protestën e qytetarëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Burime brenda PD-së bëjnë me dije për Politiko.al se Grupi Parlamentar do të mblidhet sot në orën 13:00. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhje do të diskutohet për seancën parlamentare të ditës së nesërme. Paraprakisht mësohet se Partia Demokratike nuk do të bojkotojë seancën.

Kujtojmë që ditën e djeshme opozita iu bashkua protestës së tregtarëve kundët TVSH-së së biznesit të vënë nga qeveria. Opozita ka paralajmëruar një sërë protestash në mbarë Shqipërinë në kuadër të aksionit të mosbindjes civile ndaj taksave të larta.

Të fundit