Flash News

KRYESORE

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama tregon çfarë ndodhi gjatë tre ditëve në Davos

Mëngjesin e sotëm ëshrë mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se nga të gjitha takimet dhe kontaktet e këtyre tre ditëve intensive, sipas tij ishte e qartë që Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave me BE-në.

“Reforma në drejtësi, fillimi i punës për vetingun dhe qartësia se tanimë ky është një proces që nuk ka shance të cënohet, janë një bazë e rekomandimit të pastër nga Komisioni Europian. Theksoj se qartësia e krijuar lidhur me pamundësinë e bllokimit politik të reformës në drejtësi, e konsoliduar me zgjedhjen e kryeprokurores së përgjithshme me me folmimin e KLP e KLGJ përbëjnë një arsye shumë të fortë për BR-në për ta parë me optimizë nga ana jonë procesin historic të negociatave”, është shprehur ndër të tjera Rama gjatë fjalës së tij.

Të fundit