Flash News

KRYESORE

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, porositë e Bashës për anëtarët e rinj

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, porositë e Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e së martës anëtarët e Këshillit Kombëtar. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, por Politiko.al ka mësuar se çfarë është diskutuar në mbledhjen në fjalë.

Burime nga mbledhja i thanë Politiko se Basha ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që të mbështesin të gjitha protesta që po zhvillohen në vend.

Kreu i demokratëve ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që të bindin qytetarët që t’ju bashkohen protestave, siç është ajo e studentëve, Astirit apo protestat që zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit.

Të fundit