Flash News

KRYESORE

Mblidhet kongresi i LSDM-së, Zaev rizgjidhet kryetar

Mblidhet kongresi i LSDM-së, Zaev rizgjidhet kryetar

Zoran Zaev është rizgjidhur sërish në në krye të LSDM­-së, në kongresin e 22-të.

Ndryshime të vogla do të ketë edhe përbërjen e Këshillit Mbykqyrës të LSDM­-së, ndërkohë zëvendës kryetare mbetet Radmilla Shekerinska e cila edhe deri më sot e ushtronte këtë funksion partiak. Nga 723 delegatët të pranishëm në kongres, kanë votuar vetëm 643. Po ashtu mbështetje Zaevit i kanë dhënë 597 delegatë. Ndërkaq Zaev premtoi një shtet për të gjithë, shoqëri të jopolitizuar dhe garanca për perspetivë euroatlantike për shtetin. "Qytetarët pas 11 viteve janë në prag të formimit të qeverisë së re reofmratore, të qeverisë që do të jetë e tyre. Prej sot hapet një fushë e gjërë e mundësive për ripërtrijen e shoqërisë dhe jetëve tona. Kemi mundësin para nesh për të ndërtuar shoqëri për të gjithë. Kjo nuk është fund i luftës për jetën që e zgjodhëm. Ky është fillimi ynë. Që sot, prej këtu është fillimi për Maqedoninë tonë. Partnerë tanë janë BE dhe NATO dhe qëllimi ynë është që për qytetarët dhe shtetin të sigurjmë perspektivë euroatlantike", tha Zoran Zaev.

Të fundit