Flash News

KRYESORE

Mblidhet Kryesia e PS-së, dy pikat që po diskutohen

Mblidhet Kryesia e PS-së, dy pikat që po diskutohen

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e së hënës në një takim me dyer të mbyllura. Mbledhja e Kryesisë i paraprinë Asamblesë Kombëtare të PS-së që është njoftuar se do të thirret në datën 28 dhjetor.

Mësohet se dy janë pikat kryesore që socialistët do të diskutohen gjatë mbledhjes së Kryesisë. E para është bilanci i qeverisë gjatë vitit që po mbyllet si dhe pritet të bëhet një bilanc politik, sa i takon situatës së brendshme në parti.

Në mbledhje, me gjasë do të diskutohet edhe për zhvillimet e fundit në vend, si protesta e studentëve, skandali me tenderin tek “Unaza e Re”, ndërsa në media është raportuar se mund të ketë edhe ndryshime në qeveri.

Vendimet që pritet të miratohen gjatë mbledhjes së Kryesisë do të diskutohen pak ditë më vonë edhe në Asamblenë e Partinë Socialiste.

Të fundit