Flash News

KRYESORE

Mblidhet online Këshilli i Diasporës, si do regjistrohet vota e emigrantëve

Mblidhet online Këshilli i Diasporës, si do regjistrohet vota e

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim online me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”. Në takim po diskutohet për votën e Diasporës në zgjedhje. Në fjalën e tij, Rama tha se ky është një proces i vonuar për Reformën. Ai nënvizoi se nga ana tjetër qeverisë as i ka munguar dhe as i mungon vullneti politik që ta çojë deri në fund këtë objektiv.

“Së pari ky është një angazhim programor dhe publik i marrë prej nesh.

Më vjen mirë që kontakti me qeverinë drejtpërdrejt nuk ka munguar. Së dyti ne kemi punuar në funksion të këtij angazhimi paralelisht me procesin politik. Ky është një proces shumë i vonuar për Reformën Zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të ardhme.

Për ne ka rëndësi të veçantë dhe jo një objektiv ndër shumë të tjerë. E kam ndjekur gjithë përpjekjen tuaj dhe diskutimet tuaja dhe nga një anë më vjen mirë që kontakti i drejtpërdrejtë me qeverinë nuk ka munguar dhe nga ana tjetër më vjen keq që ju keni vënë në dyshim vullnetin tonë, por kjo është diçka e kapërcyeshme dhe e shpjegueshme”, tha Rama.

Në fjalën e tij Damian Gjiknuri u shpreh se reforma zgjedhore u zhvillua në kushte të vështira. Ai sqaroi se emigrantët do të jenë në listën e zgjedhësve dhe vota e tyre do të regjistrohet në qarkun e Tiranës. Votimi mund të bëhet me postë ose elektronikisht.

“Kjo çështje edhe çështja e votës të emigrantëve duhet trajtuar me kujdes. Që në fillim kur ngritëm problemin e reformës zgjedhore morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë. Atëherë nisur nga konteksti aktual që parashikon që votimi i emigrantëve të kryhet mes një regjistri paraprak.

Domethënë kushdo emigrant që është i regjistruar automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve dhe do të ketë mundësi që votën përmes postës ta hedhë.

Vota do llogaritet në qarkun e Tiranës sepse ashtu funksionon.

Emigrantët do të jenë në listën e zgjedhësve. Në zgjedhjet e tjera edhe mund të hapen diskutim nëse emigrantët do të kenë zonë më vete. Emigrantët të kenë 2 mandate të tyre”, tha Gjiknuri.

Të fundit