Flash News

KRYESORE

Mbrëmë mbështeti vettingun e politikanëve, sot Lu shkon në zyrën e Bashës

Mbrëmë mbështeti vettingun e politikanëve, sot Lu shkon

Ish-ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar ditën e sotme në selinë blu ku është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Ky është takimi i fundit i Lu-së me Bashën para se të largohet për në Kirgistan.

Kujtojmë që më herët Lu takoi Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, i pyetur për propozimin e PD-së për vettingun e politikanëve, Lu u shpreh se është një propozim shumë interesant.

“Ajo që di është që kushtetuta juaj mandaton që nëse një parti apo individë paraqesin një amendament kushtetues, duhet të ketë një proces në komisione, sipas kushtetutës, ku diskutohet amendamenti dhe ndonjë ndryshim në të; e di që ky proces negociatash po vjen dhe nxis qeverinë dhe opozitën të jenë seriozë në përqasjen ndaj asaj që mund të arrijnë të bëjnë bashkë për këtë propozim shumë interesant”, u shpreh Lu në “Real Story”.

Të fundit