Flash News

KRYESORE

Mbrëmë mbledhje urgjente me aleatët, PD vendos sot çfarë do bëjë në seancë

Mbrëmë mbledhje urgjente me aleatët, PD vendos sot

Mbrëmjen e djeshme PD u mblodh bashkë me aleatët në selinë blu. Mbledhja u zhvillua pas shkarkimit të Besim Hajdarmataj nga kreu i Krimeve të Rënda.

Edhe ditën e sotme, para seancës parlamentare, grupi i Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje.

Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije për Politiko.al se PD ka vendosur të mos e bojkotojë mbledhjen. Por do ketë përballje me fakte dhe dokumenta. Megjithatë nuk do jetë një seance normale por nje seance me denoncime të forta.

Kujtojmë që dy çështjet e nxehta për të cilat do të diskutohet dhe pritet të ketë përplasje, janë përfshirja e vëllait të Fatmir Xhafajt në çështjet e drogës si dhe shkarkimi i Hadarmataj.

Të fundit