Flash News

KRYESORE

Mbrëmë paralajmëroi, sot Kryemadhi u dërgon letër ambasadorëve:  Kemi një problem kritik

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme, ashtu siç paralamëroi mbrëmë, u është drejtuar me një letër informuese Ambasadorëve në vendin tonë dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare lidhur me propozimin e opozitës për amendimin e Kushtetutës në mënyrën sesi zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Në letrën dërguar Ambasadorit të SHBA Donald Lu, Ambasadores së BE Romana Vlahutin dhe përfaqësive diplomatike të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri Kryemadhi rendit problematikat në drejtësi.

“Problemi më kritik vazhdon të mbetet impelmentimi i Reformës në Drejtësi. Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik. Moment i patolerueshëm përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit (ish-sekretar i përgjithshëm i ministrit Tahiri)”, shkruan Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së i konsideron veprimet e maxhorances  në një linjë politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë që do të ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin.

“LSI votoi pa asnjë medyshje reformen dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit te PD-së”, u shpreh Kryemadhi duke shtuar më tej se roli i ndërkombetarëve është shumë i rëndesishëm për krijimin e një klime të re politike.

Të fundit