Flash News

KRYESORE

Mbretëresha e muzikës “Soul” nderohet me ‘Pulitzer’, pas vdekjes

Mbretëresha e muzikës “Soul” nderohet me

Aretha Franklin, e konsideruar edhe si mbretëresha e muzikës “Soul”, është shpallur fituese e çmimit “Pulitzer”, pas vdekjes. Këngëtarja e ndjerë u nderua me çmimin e veçantë për kontributin e saj në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada.

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë Bob Dylan, Hank Ëilliams dhe John Coltrane. Franklin vdiq në gusht në moshën 76 vjeçare për shkak të kancerit pankreatik.

Gjatë karrierës së saj, këngëtarja u bë gruaja e parë që u pranua në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ dhe pati 73 këngë që goditën në ‘Billboard Top 100’.

Të fundit