Flash News

KRYESORE

Mbretëresha Elizabeth II kërkon kompromis në procesin e Brexit

Mbretëresha Elizabeth II kërkon kompromis në procesin e Brexit

Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta e Dytë, ka vlerësuar respektimin e pikëpamjeve të ndryshme për çështjen e Brexit dhe ka kërkuar nga deputetët që të gjejnë gjuhën e përbashkët në prag të votimit të dytë të planit të kryeministres për divorcin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Mbretëresha politikisht është neutrale në rolin e saj si Kryetare e Shtetit, por ndërhyrja e saj e cilësuar si elegante është e dyta brenda disa muajsh, kur është shprehur për nevojën për tolerancë.

Padyshim kjo ndërhyrje e fundit përbën dërgim mesazhi në debatin aktual politik në Britani, kur të martën e ardhshme, më 29 janar, do të votohet Plani B i kryeministres për Brexit-in.

 

Të fundit