Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi Hysaj nuk e pret mirë largimin e Hamsik: Ishte kapiten unik

Largimi i mesfushorit Marek Hamsik nga Napoli, pas 12 vitesh ka prekur edhe mbrojtësin e Kombëtarës, Elseid Hysaj, që luan me ekipin italian prej katër sezonesh.

Me anë të një postimi në “Instagram” ai ka bërë një dedikim prekës, për ish-kapitenin e tij. Në foton e postuar me të ai ka shkruar: “Çfarë mund të them… do më mungosh si lojtar, por më shumë do të mungosh si njeri, ishte nder që kam luajtur me ty. Paç fat në këtë aventurë të re! Kapiteni unik”.

Hamshik mbahet si një nga futbollistët më të mirë të skuadrës dhe që kishte marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë lojtarët. Sllovaku është transferuar në Kinë te ekipi i DL Jifans për 13.5 milion paund.

Të fundit