Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi i Interit tregohet i sinqertë: Nuk besoja se do të arrija në këto nivele!

Mbrojtësi i Interit tregohet i sinqertë: Nuk besoja se do të

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka treguar vuajtjet e tij në karrierë. Ai ka treguar se ka arritur shumë më lart se kanë pritur të gjithë. Shtatlarti ka rrëfyer gjithçka për mediet dhe tashmë ndihet fitimtar.

"Kam ardhur në Itali katër vite më parë dhe në fillim luaja pak. Po mendoja të shkoja diku tjetër në huazim, por karriera ime mori për mirë. Merita u takon trajnerëve që më kanë besuar. Edhe shokët më kanë ndihmuar të përmirësohem.

"Nuk besoja se do të arrija në këto nivele, tani duhet të konfirmoj veten dhe të vazhdoj me paraqitje pozitive. Tani të gjithë presin që të bëj mirë, të fitoj çdo duel dhe t’i largoj gjithë topat me kokë. Unë mbetem vetvetja dhe përqendrohem në maksimum në çdo ndeshje“, përfundon Milan Skriniar

Të fundit