Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi i kombëtares transferohet te kampionët e Greqisë

Mbrojtësi i kombëtares transferohet te kampionët e Greqisë

Kampionët e Greqisë, Paok, janë shumë afër blerjes së lojtarit të përfaqësueses shqiptare të futbollit, Enea Mihaj.

Mbrojtësi i talentuar i kuqezinjve ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionatin grek me ekipin e Panetolikosit dhe nga drejtuesit e Paokut shikohet si një përforcim mjaft i mirë.

Të dyja klubet kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Mihaj në Selanik me kuqeziun që pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me klubin nga Selaniku.

Bardhezinjte pritet të derdhin në arkat e Panetolikosit shumën e 1,2 milionë eurove. Interesant është fakti se Mihaj bëri debutimin e tij në kampionatin grek më 11 janar të 2017-ës, pikërisht kundër skuadrës së Paok.

Të fundit