Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi i preferuar i Panuçit ndërron ekip, por jo kampionat

Mbrojtësi i preferuar i Panuçit ndërron ekip, por jo kampionat

Mbrojtësi i Kombëtares, Egzon Binaku është larguar nga skuadra e njohur suedeze e Malmoas për tu transferuar te Norrkopingu në po të njëjtin kampionat. 23-vjeçari që pëlqehej shumë nga ish-trajneri Panuçi ka argumentuar largimin me faktin se nuk po gjente shumë hapësira te Malmoa.

“Kohët e fundit nuk kam pasur shumë hapësira dhe për këtë arsye vendosa të nis një sfidë të re. Edhe pse gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç unë kam shpresuar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kam pasur shumë momente të bukura. Dua t’i falënderoj të gjithë për vitin që kemi kaluar. Ka qenë shumë inkurajuese të luaj përballë tifozëve të Malmos”, ka deklaruar Binaku për faqen e ish-klubit të tij.

Lëvizja konsiderohet si rënie në karrierë, pasi Malmoa është një ekip që luftonte për titull, ndërsa Norrkopingu synon mbijetesën në elitën e futbollit suedez.

Të fundit