Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi Sadiku refuzon Shqipërinë, FIFA i ka ndaluar edhe Suedinë e Kosovën

Mbrojtësi Sadiku refuzon Shqipërinë, FIFA i ka ndaluar edhe

Mbrojtësi Loret Sadiku, çuditërisht ka refuzuar ftesën e trajnerit Panuçi, i cili e llogariste për ndeshjen e Kupës së Kombeve kunder Skocise.

Nuk dihen ende arsyet, por ka një fakt interesant lidhur me  këtë rast; sipas FIFA-s Sadiku, nuk ka të drejtë të luajë me asnjë përfaqësuese tjetër përveç kuqezinjëve.

Arsyeja është se Sadiku në të kaluarën eshte aktivizuar edhe me Suedine U21 dhe me Kosoven dhe nuk lejohet nderrimi i tre përfaqësueseve.

Vendin e tij është zëvendësuar me Ergys Kaçen, i cili këtë sezon aktivizohet me Panathinaikosin në kampionatin grek.

Sadiku aktualisht luan në kampionatin turk me ekipin e Kasimpasa, ku eshte nje nder lojtaret me te rendesishem te skuadres.

Të fundit